"Buxheti 2022" për Mbrojtjen, Peleshi: 30% rritje pagash për të gjithë forcat e armatosura

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka prezantuar projekt buxhetin për vitin 2020 për Ministrinë e Mbrojtjes. Ai bën me dije se për vitin 2022 buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë 32.6 miliardë lekë.

Peleshi bën me dije se projekt-buxheti parashikon 30% rritje rrogash për të gjithë forcat e armatosura.

Niko Peleshi: 32% më shumë do të jetë buxheti i vitit 2022 më shumë se ky vit, pra 32.6 miliardë lekë. Kemi dyfishim të investimeve në fushën tonë të mbrojtjes dhe sigurisë. në NATO kemi depozituar një grafik sipas të cilit vitin tjetër do të shkojë 1,75%  e PPB. Veçoj si historike, të prekshme dhe me impakt të madh një arritje të madhe të këtij buxheti. Do rriten në 30% pagat e të gjithë forcave të armatosura. 

Do të përfitojnë 6626 punonjës. Do të ketë më shumë motiv dhe cilësi. Forcat do të bëhen më atraktiveve. Zyrat tona të rekrutimit nuk janë në lartësinë e duhur. Buxheti për modernizimin, është 65%. Kemi shumë punë për të bërë, që të kemi  një gatishmëri më të lartë, të helikopterëve, të anijeve. Duam të marrim avantazh duke bashkuar forcat me Kosovën. Duam të marrim avantazh duke bashkuar forcat dhe duke bërë të mundur të që quhet  Smart Defense. 

Kam bërë diskutime me homologët në rajon për të parë mundësinë e aplikimit të Smart Defense. 2022 do të mbahet mend si viti i punimeve të bazës ajrojre taktike të NATOS që është baza e Kuçovës. Janë 40 milionë investime nga NATO. 10% do të jetë një investim shtesë nga ne. Në NATO jemi edhe për të kontribuar. 

Më tej Peleshi shprehet se  2.1 miliard lekë do të jenë për parandalimin e hershëm të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.