Braho për Ora News: Shkarkimi im erdhi pas sulmit për Dakon, kontrollon bashkinë, do të bëj padi

Pa u mbushur 24 orë nga deklaratat publike ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, nënkryetari i kësaj bashkie Arbër Braho është shkarkuar nga kryetarja në detyrë, Emirjana Sako. Menjëherë pas shkarkimit, Arbër Braho në një prononcim për Ora News, pohoi se shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të deklaratave kundër Dakos. Ai tha se do të bëjë një padi kundrejt këtij vendimi, pasi ka punuar për 8 vite në këtë institucion si një punonjës i dalluar.

Vetëm një ditë pasi akuzoi Vangjush Dakon se kontrollon bashkinë e Durrësit si dhe denoncoi abuzimet në këtë Bashki, Arbër Braho është shkarkuar nga detyra e nënkryetarit.

Vendimi ende nuk është argumentuar zyrtarisht, ndaj dhe numri dy i qytetit bregdetar e shikon një reagim të çuditshëm, ndërsa kërkon reagim prej prokurorisë.

Në një intervistë për Ora News me gazetaren Sonila Musai, Braho e lidh gjithça me Dakon, ndërsa shprehet se vendimin do ta ankimojë në gjykatë.

Braho: Arsyeja e shkarkimi nuk i di. Dokumenti i shkarkimit është tepër i dobët dhe vendimi duket më shumë si urdhër. Ky vendim shpreh qartazi fytyrën ku është katandisur bashkia e Durrësit. Mendoj se është tërësisht i varur nga sulmi iVangjush Dako sepse kam marrë një fletë lavdërimi dy muaj më parë nga kryetarja e Bashkisë. Prandaj më duket absurde kjo gjë. Prokuroria dhe organet kompetente duhet ta marrin seriozisht këtë çështjen në situatën e Durrësit. Janë elementë që nuk duhet të anashkalohet. Kështu do të jepet një pasqyrë për publikun çfarë ka ndodhur me arrestimet në bashkinë e Durrësit.

Konfirmohet edhe njëherë tjetër me bashkinë Durrësit, nuk është vetëm shpirtërore, por edhe monetare. Pa tjetër që do të ngre një padi lidhur me këtë vendim, sepse jam i detyruar. Me vjen zor që të hedh ne gjyq institucionin ku kam punuar 8 vite, për tu thyer hondër këtyre personave që drejtojnë në Durrës. Nuk është vetëm çështja ime, sepse Durrësi ka shumë njerëz të ndershëm.

Një ditë më parë në një status të tij, Braho e cilëson Dakon si kryetar të grupit të hajdutëve.

Madje ai shprehet dhe për grabitje në tenderat e Bashkisë, duke nisur nga letrat e boja, e deri te zjarrëfikëset.

Madje ai paralajmëron dhe për abuzime me prokurimin e hidrovorit.