Deklarata e Yuri Kim, reagon Evi Kokalari: Nëse ka prova, të shkojë dhe t'i tregojë në Kongres

Aktivistja Evi Kokalari, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadores së SHBA Yuri Kim në Tiranë, ku tha se SHBA nuk do të angazhohet me askënd që është shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit.

Në një prononcim për ‘Syri.net’, Kokalari shpehet se nëse Kim ka prova për ish-Kryeministrin Sali Berisha, të shkojë dhe t'i tregojë në Kongres.

“Nëse ambasadorja Kim thotë se ka prova, atëherë ajo duhet të shkojë në Kongres dhe t'u japë atyre ato prova. Kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar t'i shohë ato prova, dhe deri më tani Sekretari Blinken nuk ka qenë në gjendje t'i japë këto prova. Yuri Kim-it duhet t'i kërkohet nga Kongresi që të tregojë këto prova për të cilat ajo flet".shprehet ajo.