Në pritje të konferencës së Berishës, ish-kryeministri sjell me vete firmat për Kuvendin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2021, 19:20
Ish-kryeministri Berisha ka lajmëruar një konferencë për shtyp ditën e sotme në orën 19:00 e cila po vonohet disa minuta.
Ndërkohë, Ora News ka siguruar disa foto në pritje të konferencës dhe mbi tryezën ku Berisha do të flasë, duken edhe fletët me firmat për mbledhjen e Kuvendit të PD-së.
Sipas Berishës deri më tani janë mbi 4200 firma të mbledhur nga demokratët, të cilët ai do të dorëzojë në selinë e PD-së.

