Shqiptari i dënuar të vuajë në “ferr”, Ambasada shqiptare në Maqedoninë e Veriut refuzon inspektimin: Nuk kemi naftë!

Një i ri nga Pogradeci i cili vuan dënimin në burgun e Idrizovës në Shkup të Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një video-mesazhi denoncon gjendjen skandaloze të kushteve në të cilat ai vuan dënimin së bashku me rreth 60 shqiptarë të tjerë. Indiferentizmit për ndihmë, Ambasada shqiptare në Shkup i është përgjigjur ne argumentin se nuk ka naftë për të inspektuar situatën nga afër.

I riu nga Pogradeci me inicialet I.P, i dënuar me 6 vjet burg për trafikim lëndësh narkotike denoncon kushtet skandaloze në burgun e Idrizovës në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku ai po vuan dënimin.

Ai shkon më tej kur thotë se edhe me familjarët e tyre nuk mund të flasin në telefon pasi në burg nuk ka kabina telefonike dhe detyrohen të blejnë telefona deri në 1000 € që të flasin me familjarët e tyre. Ai thotë se në një dhomë ku duhet të qëndrojnë 4 vjeta janë 9 ose 10.

Akoma më e rëndë është situata edhe për një tjetër të burgosur, i cili edhe nga mjekët është ekzaminuar me kancer dhe se duhet të transportohet në Shqipëri ku edhe do të kurohet më pas. Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Edhe pse mjekët i kanë dhënë pak muaj jetë ndërsa nuk i jepen mjekimet. Edhe personat që kanë nevoja dentare nuk kanë marrë asnjë lloj shërbimi.

I riu tregon se i kanë bërë një thirrje Ambasadës shqiptare në Maqedoni për ndërhyrje në lidhje me situatën ku ndodhet por kjo e fundit iu është shprehur, se nuk kanë naftë për të shkuar dhe për ti parë atje ku janë.

"I kemi bërë thirrje Ambasadës tonë që na është drejtuar me një përgjigje qesharake. Na ka thënë nuk kemi lekë për naftë, nuk na paguan shteti tu ndjekim ju."

Elementët dhe masat e sigurisë në këtë burg janë përtokë pasi në video i riu tregon se në dhomë kanë edhe thika dhe kjo për shkak se siguria nuk funksionon.

"Këtu mund të vritesh në çdo kohë thotë ai dhe të bëhesh kriminel. Unë nuk dua që dënimin tim nga 6 vjet ta çoj në të përjetshëm pasi nëse këtu ndodh një sherr e sigurtë është që vritesh".

Në mbyllje të videos së gjatë i riu kërkon ndërhyrje nga shteti shqiptar për problemet që kanë.

"Të gjithë ne shqiptarët që jemi këtu thotë ai jemi të vetëdijshëm për veprat që kemi kryer por kushtet në të cilat vuajmë dënimin nuk janë aspak normale duke u trajtuar si kafshë vetëm sepse janë shqiptarë të Shqipërisë apo Kosovës".

Në burgun e Idrizovës në Shkup të Maqedonisë së Veriut janë rreth 60 shqiptarë nga Shqipëria e Kosova krahas të burgosurve të tjerë.