Shtëpi me short, 122 familje të Bubqit me shtëpi të reja dy vjet pas tërmetit por s'kanë vend për bagëtitë

Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 që shkatërroi qindra banesa, në Krujë ka nisur shpërndarja e shtëpive të reja.

Për herë të parë në vend shpërndarja u bë me short në fshatin Bubq.

77 përfituesit e parë dhe 45 familje të tjera që do të marrin apartamente mësuan më në fund se ku do të jetojnë.

Pavarësisht se shorti është heshur dhe tanimë banorët e dinë adresën e shtëpisë së re, banesat nuk janë ende gati për banim.

Por kishte përfitues që refuzojnë shtëpinë duke thënë se është larg truallit ku kanë jetuar më përpara dhe e kanë të pamundur jetesën.

"Ku ta çoj bagëtinë?"

Ditët në vijim pritet që shtëpitë të shpërndahen në Thumanë dhe Lezhë.

Sipas qeverisë, gjithë procesi i rindërtimit përfundon në pranverën e vitit 2022.