Konsulentja Brahimaj thirrje nënave: Nëse dikush ju thotë nuk e ngopni fëmijën me gji, mos e dëgjoni
Ardhja në jetë e një fëmije veç gëzimit të madh mund të shkaktoj ankth dhe frikë për çdo prind, pasi ata shpesh herë vendosen përpara disa të panjohurave kur bëhët fjalë për kujdesin e foshnjës së porsalindur.
Foshnjet kanë një rutinë të tyre të gjumë, ushqimit dhe jashtëqitje. Nënat në fillimet e jetës së bebit shqetësohen vazhdimisht nëse fëmija po pi mjaftueshëm, po fle shumë, del jashtë rregullisht apo grindet shpesh.
Këto janë preokupimet e para lidhur me të cilat u fol në studion e pasdites " Jeto me orën" konsulentja Artemisa Brahimaj u ndal tek frika e shume grave kur duhet t’ju japin gji fëmijëve.
"Nëse dëgjoni që ju nuk do ta ngopni me gji fëmijën, mos i kushtoni rëndësi fjalëve, qëndroni sa më pranë fëmijës tuaj, rrisni kantaktin lëkurë me lëkurë" u shpreh ajo teksa tregoi edhe disa teknika gjidhënëse.
Në një lidhje ‘Skype’ nga Amerika gazetarja Kozeta Turishta e cila prej një muaji është bërë nënë për herë të parë, ndau emocionet dhe frikërat e saj.
"Djali im pasi dola nga spitali, qante dhe unë nuk e kuptoja arsyen, është shumë e rëndësishme të kemi njohuri për të kuptuar"- u shpreh Turishta.
Sipas Brahimajt shqetësimi i vazhdueshëm mbi sasinë e duhur të ushqimit, gjumit apo të ndërveprimit me të porsalindurin shpesh herë bëhet stresues. Shumica e nënave ndihen, të pasigurta kur i bëjnë banjë të porsalindurit për herë të pare, kur i japin gji, kur e ushqejnë kur e mbajnë në krahë apo edhe kur e vendosin në gjumë.
Brahimaj shpjegoi shumë teknika që i ndan edhe në portalin e saj bota e gruas ku ndihmon nënat e reja me këshilla praktike dhe tepër dobiprurëse.
