Trupat e pajetë të 4 rusëve ende në morg, priten autopsitë dhe analiza e ujit të pishinës
Trupat e pajetë të katër shtetasve rusë që u gjetën të asfiksuar brenda saunës së një hoteli në Kavajë, mbrëmjen e 15 tetorit 2021, ndodhen ende në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)
Burime bëjnë me dije se deri tani asnjë prej familjarëve të tyre nuk është paraqitur në morg. Ndërkohë, përfaqësues të Amabasadës ruse janë në kontakt të vazhdueshëm me IML dhe familjarët e të ndjerëve lidhur me procedurat e transportimit të trupave në atdheun e tyre.
Burrë e grua, vajza dhe dhëndri i tyre u gjetën të asfiksuar brenda saunës së resortit “Gloria Palace”, në Qerret të Kavajës, rreth orës 22:00 të 15 tetorit 2021 dhe tashë ekspertët mjeko ligjorë kanë marrë mostrat dhe të dhënat e tjera në terren që i shërbejnë hetimit.
Pasi të analizohen gjetjet, provat materiale, dëshmite pritet të ketë një përgjigje përfundimtare lidhur zbulimin e shkaqeve të vdekjes.
Gjithashtu po verifikohen kushtet e ambienteve të hotelit si dhe ujin e pishinës për të cilin ka dyshime të ketë pasur sasi të madhe klori, ç'ka dyshohet të ketë sjellë edhe pasojat fatale për 4 anëtarët e të njëjtës familjes.
Viktimat janë identifikuar si
Natalia Burenkova, 58 vjeçe,
Sergei Burenkova, 60 vjeç,
Nikita Belousov, 37 vjeç
Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.
