SPAK të hetojë politikanët/ Kim: Ndjekje pavarësisht se sa i fuqishëm apo i pasur është personi

SHBA pret nga SPAK ndjekje penale të personave të inkriminuar pavarësisht se kujt partie i përkasin apo sa pushtet kanë. kjo është kërkesa që ambasadorja Yuri Kim ka bërë vetëm dy ditë para nisjes së parlamentit.

Dy ditë para nisjes së parlamentit ambasadorja e shteteve të bashkuara të Amerikës bën një tjetër lëvizje të fortë. në takimin me kreun e SPAK Arben Kraja, ajo kërkoi ndjekjen penale të të gjithë personave të inkriminuar apo të korruptuar pavarësisht se cilës parti i përkasin apo dhe çfarë pushteti kanë.

Lajmin ajo e ka bërë përmes rrjeteve sociale, ku shprehet se shtimi i numrit të prokurorëve po jep rezultate

“U takova sot me kreun e SPAK, Arben Kraja për të nënvizuar pritshmërinë e SHBA, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin, pa marrë parasysh se sa i fuqishëm apo i pasur është, pavarësisht nga cila parti.”

Deklarata e Kim vjen në kohën kur ish kryetari I PD Sali Berisha është shpallur “Non Grata” nga SHBA, por dhe pas qëndrimeve se kryetarët e partive parlamentare duhet të pastrojnë listat. edhe opozita ka ngritur akuza për persona të inkriminuar kanë marrë mandatin e deputetit.

Kim duke paraqitur shifra të çështjeve të hapura shton se çdo gjë do të vazhdojë hap pas hapi

 “Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata kriminale). 127 persona u dënuan. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e 70+ milionë eurove që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…,”

pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit kanë lënë mandatin tre aktorë të njohur politik, Tom Doshi, Gramoz Ruçi dhe Lefter Koka.