Rama paralajmëron sërish studentët: Kush nuk vaksinohet nuk hyn në auditor

Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar sërish studentët për tu vaksinuar, përndryshe nuk do tu lejohet të hyjnë në auditore. Rama thekson se kjo masë vlen dhe për mësuesit e pedagogët.  

Rama: "Studentët që nuk vaksinohen nuk do të hyjnë në auditore. Në auditore hyjnë vetëm ata që vaksinohen. Të tjerët të marrin përsipër përgjegjësitë, të bëjnë mësim online. E njëjta gjë vlen për mësuesit dhe për pedagogët. Nuk ka hyrje në auditor pa vaksinë."

Të pranishme në qendrën shëndetësore ishin ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shefja e departamentit të epidemiologjisë. Silva Bino.

Ditën e djeshme Ogerta Manastirliu bëri të ditur se me fillimin e vitit akademik do të ngrihen struktura të posaçme në universitete dhe fakultete për të vazhduar vijuar procesin e vaksinimit për studentët dhe pedagogët.