Aksidentohet turisti gjerman në Tepelenë, bie në humnerë me motoçikletë

Një turist gjerman është aksidentuar në fshatin Salari të Tepelenës mesditën e sotme.

Ai po udhëtonte me motoçikletë në kuadër të një turi në sportet malore.

Motoçiklisti ka humbur kontrollin e mjetit teksa kërkonte të ngjiste majën dhe më pas ka rënë në humnerë.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca dhe forcat policore.

"Në datën 08.09.2022, rreth orës 12:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur "Përroi i Salarisë", në fshatin Salari, Tepelenë, shtetasi i huaj O. L., 57 vjeç, banues në Gjermani, duke drejtuar motorçikletën ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga" njoftoi policia.

Si pasojë e aksidentit, turisti është dëmtuar në këmbë dhe po transportohet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.