S'ka qetësi për Vlorën, zjarr i madh në Zvërnec, era po i dërgon flakët drejt Manastirit

Vlora nuk po gjen qetësi nga zjarret. Një ditë pas zjarrit në Panaja, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Zvërnec.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm teksa momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

Edhe në Zvërnec e kanë vendosur zjarrin për pastrimin e tokës nga shkurret dhe mbeturinat por u ka dalë jashtë kontrollit.

Drejtimi i erës po i zhvendos flakët drejt rrugës kryesore dhe Manastririt të Zvërnecit.

Janë tre automjete zjarrfikëse në vendgjarje.

Lajmi i mirë është se në Vlorë kanë nisur reshjet e shiut, të cilat mund të ndihmojnë në shuarjen e flakëve.