Rritet çmimi i bukës në Fier, qytetarët: Konsumojmë shumë, nuk e përballojmë dot

Në Fier çmimi i bukës është rritur me 10 lekë, pas njoftimit se gruri është shtrenjtuar me 65 % në bursën ndërkombëtare. Qytetarët thonë se ky ndryshim i çmimit në raport me të ardhurat familjare është i paarsyeshëm dhe e bën më të vështirë përballimin e kostos së jetesës.

Rritja e çmimit të bukës dhe produkteve të tjera të miellit po zbatohet edhe në qytetin e Fierit.

Qytetarët nuk e kanë pritur mirë këtë rritjen e çmimit të bukës me të paktën 10 lekë.

"Kur e dëgjova mirë nuk më erdhi. Dëgjova që nuk prodhohet grurë në Shqipëri dhe vjen nga jashtë."

Ata thonë se në krasim me të ardhurat dhe pensionet, kostoja e jetesës po bëhet e papërballueshme.

"Ka qenë 80 është bërë 100 lekë. Ajo që ka qenë 100 është bërë 120 lekë. Me pension 150 mijë lekë e papërballueshme. Ne hamë shumë bukë."

Banorët e fshatrave që e prodhojnë vetë grurin, tregojnë se ky vit nuk ka qenë i mirë për prodhimin.

"Ka një ulje të madhe të prodhimit këtë vit, farat, koha, thatësira."

Sipas ekspertëve, rritja e çmimeve të grurit në bursë pritet të reflektohet edhe në koston e produkteve të tjera të shportës me bazë miellin.