Shpërthimet gjatë zjarrit në Panaja, në këto depo dyshohet se janë groposur armatime të shumta

Këto janë depot e vjetra të armatimit në Bestrovë të Vlorës ku mendohet që të ketë ende të groposura armatime të shumta.

Prej afro 25 vitesh nuk janë funksionale.

Alarmi u ngrit pas shpërthimeve të municioneve një ditë ditë më parë teksa Panajaja dhe Bistrova u përfshinë nga një zjarr i madh.

Gjithashtu gjatë vitit të mbrapshtë '97-të në Panaja vepronin dy prej bandave të cilat kishin konflikt me njëra-tjetrën, ku mendohet se një numër të madh granatash dhe municionesh i kanë hedhur anës rrugës.

Municione që janë groposur me kohën.

Ndër vite në Panaja, Bestrovë dhe fshatrat përreth nuk numërohet asnjë aksion i vetëm pastrimi apo për gjetjen e armatimeve.