"Talentet i shpërndave nëpër botë", Rama "kryqëzohet" nga ndjekësit pasi i bëri jehonë stilistes: Ka një ditë gjykimi

Në tentativë për të promovuar sukseset e shqiptarëve nëpër botë, kryeministri Rama është "kryqëzuar" nga ndjekësit e tij në facebook.

Shefi i qeverisë i bëri jehonë suksesit të arritur nga stilistja e re Nensi Dojaka.

"NENSI DOJAKA fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj. Çfarë talenti. Çfarë krenarie" shkruan Rama.

Por kaq ka mjaftuar që të vërshojnë kritikat me komente në postim.

"Z kryeminister ,po te mire menaxhoni punen tuaj dhe mbi tgjitha te kontrolloni punen e mistrave me detyrat qe ata kane sigirisht shqiperia do rimekembet dhe do behet mire ku populli shpreson te jetoj ne vend te vete..."

"Ca krenarie mund te keni ju, kur talentet e kombit kane ikur te gjithe jasht shtetit si pasoje e katandisjes se vendit i cili fatkeqsisht u kthyer ne baze trafiku, kultivimi lendesh narkotike, korrupsioni institucjonal e shteteror , krimi e bandash e kjo fale jush politikaneve te pangopur e te babezitur! Turp per ju".

" Po nje talent qe del nga arsimi shqiptar??? Se eshte kollaj te krenohesh me njerez qe rriten jashte vendit dhe formohen nga stile dhe kultura qe skane fare lidhje me Shqiperine. Universiteti Luigj Gurakuqi ne Shkoder eshte ne kolaps total">

"Nuk mjafton krenaria per te gjithe te rinjte dhe te rejat shqipetare per talentin qe shfaqin kudo ne bote,se keto jane arritje personale dhe ketu nuk ka asnje merite qeveria juaj,perkundrazi administrata juaj nuk ben asgje qe ky brez me talente te japin kontributin ne vendin e tyre,por i shtyjne te largohen nga vendi madje me dhimbje qe po lene familjet,krenari eshte kur ju keni bere mjaftueshem per te rinjte e pastaj krenohu,por jo se jeni mbytur ne korrupsion dhe nuk jepet asnje zgjidhje e per pasoj rinia iken me talentet e tyre dhe bashke me te iken dhe shpresa per te ardhmen".

"O zoti kryeminister. Shqiptaret jan Kampion Bote ku do qe shkojne e jetojn neper europ e Bote.shiko shqiperine se Te eshte mbush me llum neper zyrat shteterore .neper spitale.neper cdo Struktur te shtetit me korrupsion e injorante drejtues instuticionesh qe vetem te vjedhin Dijn..shiko gjykatat prokuroret!.. spaku ketu spaku atje.. cilit politilan i eshte sekuestruar pasuria??apo eshte denuar?? Vetem noj nje i lodhur qe ska pas Te paguaj dritat dhe ujin!“.. si eshte ë mundur qe eshte rrit cmimi i bukes Kur e di qe ke Pensionistet me 80 mi lek akoma".

"Pse je krenar ti se mos i mbeshtet ti me shpenzime me te gjitha sakrificat, krenar i madh ti".

"Nuk mjafton te jesh krenar vetem me nje postim ne facebook e pastaj nuk e njeh me . Ka shume e shume talent ne trojet Shqiptate qe me pak perkrahje nga shteti do te ishin yje botrore ne shume sfera te jetes. Ata qe jane tashme yje i postoni ne rrjete sociale sa per pordhe sepse skan perfitu kurr as me te voglen perkrahje nga ju".

"Ty vetem kur te dalin ne faqet e para te portaleve te bie mendja se ti bashke me ato palaçot perbrapa nuk investoni e ti jepni incjative me ece perpara n vendin e tyre..Po te ndrisin Bote se ato din ti vlerësojn.suksese per cdo te ri e te re shqiptare qe ja dalin me mundin e krahët e veta.se sa per shtetin po e shohim mesemiri ne qe jemi perdit ketu".

"Talente ka po Ju i shperndate neper bote. Dhe tani mburreni me aftesine e shqipetareve. Turp per keta qe na qeverisin!!!!"

"Ca krenarie derdellit ti re,krenaria e shqiperis jan ata naftetaret qe punuan nga 40 vjet dhe nuk ndenjen nje dit rehat ata puntoret e buqesis blegtoris ata qe punojn naten e ditet per 10 mij lek qe te mbajn familjen e tyre,qe ti zotrote dhe shum alabak te shtetit talleni me kete popull u vrafte zoti qe po hani djersen dhe mundin e puntorve kudo ne shqiperi dhe jasht qe po detyron te rinjet te largohen nga vendi i tyre,vendlindja e nje personi esht si nena ne gjoksin e saj sa me shum ta shtrengoj me shum i shtohet dashuria nenes po ju jeni shejtan njers te pa shpirt.mere kete pleren dhe shum plera te tjera qe qenkan krenaria e shqiperis dhe punes te punoj 10 ore me 10 mij lek coj ne nafte te pu oj nga 12 ore coje ne buqesi te rri na serat ne helem per 10 mij lëk dhe shum pun te tjera qe ti dhe alabaket e tjer i dini shum mir,in sha allah u zent hakat e popullit. Elhamdulilah qe ka nje dit gjykimi ku do vini mor te zinje askush nuk i shpeton as vdekjes dhe as dites se gjykimin.o bark pa ngopur qe jeni".

Nensi Dojaka fitoi të martën edicionin 2021 të Çmimit LVMH për stilistët e rinj, në një ceremoni në Paris, ku ishin të pranishëm shumë personalitete të famshme, duke shënuar rikthimin fizik të çmimit prestigjioz, pasi finalja e vitit të kaluar u anulua për shkak të pandemisë.

Një stiliste shqiptare për veshje për femra, e cila Jeton në Londër, Dojaka njihet për lingerie që frymëzohen nga slipdresses me prerje grafike dhe detaje sensuale, fansat e së cilës përfshijnë Bella Hadid. E diplomuar në Central Saint Martins, ajo po përgatitet të sjellë në skenë sfilatën e parë fizike më 17 shtator, gjatë London Fashion Ëeek.

Aktorja franceze Isabelle Huppert e zbuloi fituesin e Fondacionit Louis Vuitton, në prani të anëtarëve të jurisë, mes të cilëve Kim Jones nga Dior, Virgil Abloh nga Louis Vuitton, Stella McCartney, Marc Jacobs dhe drejtuesi artistik i Loeëe, Jonathan Anderson.