Makinat përplasen në hyrje të Korçës, dëme të mëdha por shpëtojnë drejtuesit

Një aksident u regjistrua paraditen e sotme në hyrje të Korçës, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Përplasja ka qenë e fortë, për shkak të shpejtësisë së mjetit tip "Golf", i cili ka përfunduar në trotuar, siç mund ta shikoni dhe nga pamjet në videot e siguruara nga Ora News.

Dëme ka dhe në mjetin tjetër.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Makinat përplasen në hyrje të Korçës, dëmeMakinat përplasen në hyrje të Korçës, dëme