SPAK kërkon rigjykimin e Gërdecit, ish-ministri Mediu në duart e gjyqtares Dollani

Gjykata e Posaçme e Apelit do të vendosë në 17 shtator për fatin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për të cilin SPAK kërkon të gjykohet për shpërdorim detyre ne lidhje me tragjedinë e Gërdecit. GJKKO e pushoi hetimin me argumentin se ka kaluar afati 10-vjeçar i ndjekjes penale dhe rrjedhimisht çështja duhet te pushohet, por spak nuk ësghtë tërhequr duke e çuar çështjen në apel.

Prokuroria e Posaçme nuk tërhiqet nga kërkesa për gjykimin e ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen e Gërdecit.

Pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë e cila pushoi procedimin ndaj tij, SPAK iu drejtua Gjykatës së Apelit, e cila këtë të mërkurë ka caktuar me short gjyqtaren që do të merret me shqyrtimin e rastit.

Do të jetë gjyqtarja Saida Dollani ajo që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK në Dhomë Këshillimi.

Seanca është caktuar për datën 17 shtator në orën 10 dhe vendimi që do të merret nga Dollani është i formës së prerë, ndërkohë që ish-ministri i Mbrojtjes ka fituar tashmë edhe mandatin e deputetit.

Fillimisht SPAK iu drejtua me kerkesë për heqje te pezullimit Gjykatës së Lartë, ndërsa kjo e fundit vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

 

Ndërsa GjKKO rrezoi kërkesën me argumentin se ka kaluar afati ligjor i ndjekjes penale.

Në vendimin e zbardhur mes të tjerave nga ana e gjykatës thuhet se prokuroria nuk ka pasur pengesa në këto 10 vite për të kerkuar gjykimin për ish-ministrin ndërsa tashmë çështja është parashkruar.

Në tragjedine e Gërdecit humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Ish-ministri i Mbrojtjes u procedua nga prokuroria, por kur çështja nisi gjykimin për Mediun, gjykimi u pezullua pasi ish- ministri i Mbrojtjes fitoi mandatin e deputetit.

Është familja e Erikson Durdës, 6-vjeçarit që ngeli i vrarë, që ka kërkuar disa herë gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, kërkesë që nuk është marrë parasysh nga Prokuroria e Përgjithshme.