Të reja nga Fieri: Tekniku i lavatriçes u mor peng për dy orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2021, 11:44
Detaje nga pengmarrja e ndodhur në qytetin e Fierit.
Ora News mëson se 25 vjeçari i cili është dhunuar dhe mbajtur peng për dy orë është një teknik lavatriçeje.
“E gjitha ka një motiv një sherr banal që ka nisur për rregullimin e lavatriçes” raportoi gazetarja e Ora News Inelda Vallja.
Të arrestuar janë
Erjon Agalliu, 42 vjeç
Arben Pleta, 54 vjeç
Një person i tretë është shpallur në kërkim.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier” informoi sot polici e qytetit.
