Gjithçka u bë hi, Panajaja dhe Bestrova një ditë pas zjarrit

Me këto pamje u zgjua sot fshati Panaja dhe Bestrovë.

Dhjetra hektarë tokë të mbjella me ullinj, shkurre dhe bimësi e shkrumbuar.

Dëmet janë më të mëdha në fshatin Bestrovë, ku janë djegur me mijra rënjë ulliri.

Zjarri tashmë është shuar por pasojat janë kolosale.

Zjarri ka ardhur nga punonjësit e firmës së pastrimit, të cilët duke i vendosur zjarrin mbeturinave në fshat, u ka dalë jashtë kontrollit.

Favorizuar dhe nga era e fortë, flakët "gjunjëzuan" dy fshatra në Vlorë.