Gjobë 400 mije lekë dhe i bllokohet motori pilotit të garave në bulevardin "Migjeni"

Policia ka zbritur ne terren pas denoncimit që u bë nga Ora News, ku në një video shihej se persona të pasionuar pas shpejtësisë lëvizin si "të çmendur" në bulevardin "Migjeni", e si pasojë krijohej shqetësim për qytetarët, por dhe burim aksidentesh. 

Sipas policisë, nga kontrollet që janë bërë ditët e fundit janë konstatuar dhe proceduar 5 drejtues mjetesh për gara shpejtësie dhe zhurma shqetësuese, nga të cilat dy motomjete.

Policia njofton se njëri prej drejtuesve që është proceduar është edhe personi që shfaqej në videon e siguruar nga Ora News.

Policia bën me dije se ky i fundit ësht gjobitur me 400 mijë lekë të reja, ndërkohë që i është bllokuar dhe mjeti. 

Gjobë 400 mije lekë dhe i bllokohet motori pilotit të garave

"Drejtuesi i motomjetit nuk rregullon shpejtësinë në qendër të banuar në kushte të errësirës , duke u bërë rrezik serioz për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Sipas pamjeve filmike të konstatuar te harta dixhitale e aksidentit rrugor, si dhe nuk vendos kaskën mbrojtëse."- thotë policia. 

Gjithashtu Policia e Shtetit apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor duke mbrojtur jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Më 7 shtator, në videone publikuar shihej se një person bënte gara shpejtësie në bulevardin “Migjeni”.

Banorët e kësaj zone e kanë ngritur në vjimësi si shqetësim këtë fenomen, teksa kujtojmë se në këtë bulevard në maj të këtij viti humbi jetën një 45-vjeçar.

Gjobë 400 mije lekë dhe i bllokohet motori pilotit të garave