Fier: 25 vjeçari dhunohet dhe merret peng, punonte si teknik lavatriçeje

Një 25 vjeçar është marrë peng për dy orë nga disa persona në qytetin e Fierit.

Policia ka arrestuar 2 ndërsa ka shpallur në kërkim një të tretë.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier” informon polici e qytetit.

Ora News mëson se personi i marrë peng është teknik lavatriçet dhe e gjitha ka nisur pas një sherri për lavatriçen.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.

U ndaluan

Erjon Agalliu, 42 vjeç

Arben Pleta, 54 vjeç

Ne kerkim B. A., 40 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" e kryer në bashkëpunim.