Vjen “Ora e Betit”, çdo të martë ora 20:45 në RTV Ora
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2021, 12:54
Tashmë nuk do ta shikoni vetëm në studion e lajmeve të RTV Ora gazetaren e njohur Beti Njuma
Nga e marta 14 shtator ora 20:45 nis një rrugëtim të ri ku Beti Njuma do të jetë autorja dhe moderatorja e emisionit me titull “Ora e Betit”
Do të jetë një emision i aktualitetit i fokusuar tek Shqipëria dhe Kosova, duke i parë ato si një hapësirë e vetme, pranë dhe larg njëra tjetrës.
“Te ftuarit dhe debati do na ndihmojnë me refleksionet e tyre, për të kuptuar dritëhijet e një vendi kontradiktor, në zgrip dhe prej 31 vitesh me sytë nga Europa” na tregon gazetarja Njuma.
Çdo të marte ora 20:45 në studion "Ora e Betit" në RTV Ora.