Lirohen godinat e Qytetit Studenti, afganët zhvendosen në hotelet e Shëngjinit nën masa të larta sigurie
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 1 Shtator 2021, 18:40
Rreth 200 shtetas afganë, të cilët ishin akomoduar përkohësisht në godinat e Qytetit Studenti, i kanë lënë këtë pasdite dhe po zhvendosën në njësitë hoteliere në zonën bregdetare të Shëngjinit.
Këta persona pasi kanë kryer të gjitha procedurat ligjore, regjistrimi dhe marrja e asistencës, do të vijojnë në qëndrojnë në Shëngjin.
Edy Reja: Nuk kemi ardhur për të humbur me Poloninë, luajmë pa frikë
1 Shtator, 18:35
Besohet se kjo lëvizje do të funksionojë edhe për shtetasit e tjerë. Shoqërimi i tyre është bërë nga forca të shumta të policisë.

