Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe paraqet kredencialet para presidentit Meta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2021, 17:50
Alastair King-Smith është prezantuar si ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në vendin tonë.
Ai ka takuar presidentin e republikës, Ilir Metën, ndaj të cilit ka paraqitur kredencialet e tij si ambasador.
King-Smith: I nderuar të paraqes kredencialet e mia sot si ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri. Diskutova me Ilir Metën si mund t'i zgjerojmë dhe thellojmë marrëdhëniet, si dhe rëndësinë kritike të veprimit për ndryshimin e Klimës dhe prosperitetin. Ka shumë gjëra që mund të arrijmë duke punuar ngushtë së bashku.

