Pica me kokainë në vend të kripës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2021, 18:36
Një egjiptian në provincën e Monzas në Itali është arrestuar pasi bënte pica me kokainë.
Ansa.it, shkruan se 38-vjeçari, i cili është edhe pronari i picerisë mbante doza me kokainë në kavanozin e kripë dhe këtë ua dërgonte këtë klientëve të tij.
Karabinierët e zbuluan këtë duke ndaluar një klient të tij për kontroll, i cili sapo kishte dalë nga piceria dhe po dërgonte porosinë.
Sipas mediave të huaja, u sekuestruan mbi 50 doza kokaine nga policia, të fshehura në kavanozë të ndryshëm.
Për klientët e tij, prodhuesi i picave kishte aktivizuar linjën dhe kodin për porositë "speciale"
