Veliaj gënjen edhe afganët: Kam ecur 3 ditë në këmbë për në Greqi në 1989-n pa rënë komunizmi
Duket se mania e gënjeshtrës te kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është kthyer tashmë në një nevojë jetike për të.
Aq të rrënjosur e ka kryebashkiaku gënjeshtrën sa flet edhe gjëra të pamundura, duke gënjyer edhe afganët e ardhur në vendin tonë,
Veliaj ka zhvilluar sot në një nga godinat e Qytet Studenti me afganët që po jetojnë aty dhe aty ka rrëfyer edhe historinë e tij si refugjat.
Sipas tij, kur ishte 10 vjeç ka ecur 3 ditë në këmbë për të shkuar në Greqi dhe se ëndërronte të bëhej futbollist.
Veliaj: Një djalë më kujtoi historinë time, se dhe unë kur kam ikur refugjat kam qenë 10 vjeç dhe doja të bëhesha futbollist. Kemi ecur 3 ditë në këmbë për të kaluar malin për në Greqi. Edhe siç thotë KM edhe ne kemi pasur historinë tuaj.
Por në historinë e kryebashkiakut ka një gjë që nuk shkon, pasi ai ka lindur në 17 dhjetor 1979, që do të thotë se ai ka qenë 10 vjeç në vitin 1989.
Por regjimi komunist nuk kishte rënë akoma në Shqipëri, çka do të ndodhte në vitin 1991 dhe të ikje nga vendi, sidomos në këmbë ishte diçka pothuajse e pamundur.
