Video/ Momenti kur makina në Maliq shpërthen në flakë, shoferi dhe pasagjeri dalin me vrap të tmerruar


Një makinë shpërtheu në ecje në Vloçisht të Maliqit, mëngjesin e sotëm 1 shtator duke rrezikuar të shkaktojë një ngjarje të rëndë në rrugë.

Ora News ka siguruar momentin kur makina del nga karburanti pasi është furnizuar me karburant  dhe shpërthen. Sipas burimeve u dëgjuan 2 shpërthime të njëpasnjëshme të makinës.

Në kushtet e panikut, shoferi ka humbur kontrollin e makinës që përfundoi në kanalin anësor të rrugës.

Si pasojë e flakëve drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri pësuan djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Ekspertët e policisë së Korçës ndërkohë kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./OraNews/