I dhanë tenderin prej 132 mijë euro kompanisë italiane, SPAK dërgon për gjykim 3 ish-zyrtarët e OSHEE
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të nisur gjykimin e tre ish-punonjësve të OSHE të akuzuar për shkelje dhe pabarazi në tendera.
Të akuzuar për këtë dosja janë Athinta Papa, Elis Bushati dhe Irma Derguti. Ish-drejtoresha e OSHEE, Albana Ferra, e cila akuzohet për korrupsion nuk është arrestuar ende nga policia dhe dosja për të është veçuar krahas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.
Sipas SPAK të pandehurit kanë favorizuar një kompani italiane për konsulencë kundrejt ryshfetit. Në dosje thuhet se procedura e prokurimit është zhvilluar në vitin 2016 nga shoqëria Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike GROUP sh.a, me aksionar të vetëm Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.
Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, kanë qenë anëtarë të Komisionit që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi dhe që kanë shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës.
SPAK thotë se të pandehurit kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin "Për prokurimin publik”, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë tregtare "COM METODI" S.P.A, me seli në Milano, Itali.
Sipas hetuesve si rezultat i përzgjedhjes së kësaj kompanie ish shefja e kabinetit e drejtorit të OSHEE-së, Albana Ferra ka përfituar 131 mije euro.
SPAK bën me dije se me qëllim marrjen dhe përfitimin e kësaj shume monetare, që përbën njëkohësisht produkt të veprës penale të korrupsionit pasiv, shtetasja Albana Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe shoqërisë "COM METODI" S.P.A, duke përdorur edhe një shoqëri tjetër me seli në Shqipëri, duke fshehur dhe mbuluar natyrën e kundraligjshme të origjinës së shumës 131 mijë euro, duke e ditur që shuma monetare përbën produkt të veprës penale."
Favorizuan shoqërinë tregtare me seli në Milano
Proçedura e prokurimit është zhvilluar në vitin 2016 nga shoqëria aksionere Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike GROUP sh.a, shoqëri aksionare me aksionar të vetëm Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.
"Nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë marrë pjesë në këtë proçedurë prokurimi dhe që kanë shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik”, të ndryshuar dhe me V.K.M Nr.914, datë 29.12.2014 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë tregtare "COM METODI" S.P.A, me seli në Milano, Itali" thuhet në njoftimin e SPAK.
Sipas prokurorisë për këtë ish shefja e kabinetit e drejtorit të OSHEE-së, Albana Ferra ka përfituar 131 mije euro.
"Njëkohësisht, nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasja Albana Ferraj, e cila gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi dhe zbatimit të kontratës për të cilën është kryer prokurimi ka kryer funksionin e Drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të Kabinetit në shoqërinë tregtare OSHEE sh.a, ka marrë përfitime të parregullta, në shumën prej 131.880 euro, me qëllim për të favorizuar shoqërinë tregtare "COM METODI" S.P.A në proçedurën e prokurimit të zhvilluar në vitin 2016.
Me qëllim marrjen dhe përfitimin e kësaj shume monetare, që përbën njëkohësisht produkt të veprës penale të korrupsionit pasiv, shtetasja Albana Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe shoqërisë "COM METODI" S.P.A, duke përdorur edhe një shoqëri tjetër me seli në Shqipëri, duke fshehur dhe mbuluar natyrën e kundraligjshme të origjinës së shumës monetare të mësipërme, duke e ditur që shuma monetare përbën produkt të veprës penale"
Procedimi penal - Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka rregjistruar proçedimin penal nr.172 viti 2020 për veprat penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike". "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", të parashikuara nga nenet 258244259 dhe 287/1, gërmat (b) dhe (c) të Kodit Penal.
Personat e përfshirë në aferë
Albana Ferraj masë sigurimi personale "arrest ne burg" e parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", të parashikuara nga nenet 259 dhe 287/1. gërmat (b) dhe (c) të Kodit Penal.
Elis Bushati masë sigurimi personale "arrest ne burg" e parashikuar nga neni 238 K. Pr. Penale, si i dyshuar për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike" të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal
Irma Dërguti masë sigurimit personale "arrest ne shtëpi" e parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale, si e dyshuar për veprën penale "Shkelja e baraz së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Athinta Papa masë sigurimi personale "arrest ne shtëpi" e parashikuar nga neni 237 K. Pr. Penale, si e dyshuar për veprën penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike" të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
/OraNews/
