Dalin në ankand dy klube futbolli. Saranda shet "Butrintin", Pogradeci klubin me emrin e vet

Dy klube futbolli kanë dalë në ankand. Bashkia e Pogradecit dhe ajo e Sarandës kanë hapur garën për të nxjerrë në shitje klubet e futbollit.

Bashkia Pogradec shet me ankand 100 % të aksioneve të saj në Klubin e Futbollit Pogradeci sh.a.

Vlera fillestare me të cilën fillon ankandi publik është 5 684 000 (pesë milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër mijë) lekë.

Klubi i futbollit Pogradeci sh.a, është shoqëri e organizuar në formën e shoqërisë aksionare, e krijuar në vitin 2019, ku aksionet zotërohen 100 % nga Bashkia Pogradec.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është data 16 / 09/ 2021.

Edhe Bashkia Sarande shet me proçedurë ankandi aksionet e Klubit të Futbollit “BUTRINTI” sh.a, në masën 100%.

Vlera fillestare: 30.450.000 (tridhjete milion e katerqind e pesedhjete mije) lekë.

Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 27.09.2021 ora 10.00

Klubi i futbollit Butrinti sh.a, është shoqëri e organizuar në formën e shoqërisë aksionare, e krijuar në vitin 2011, ku aksionet zotërohen 100% nga Bashkia Sarandë.

 

Dalin në ankand dy klube futbolli. Saranda shet "Butrintin",

 

 

 

Dalin në ankand dy klube futbolli. Saranda shet "Butrintin",