Shkëndija e Tetovës shijon fitoren e parë. Struga fiton derbin e shqiptarëve

Janë kampionët në fuqi dhe I duhej java e katërt që të siguronin fitoren e parë. Shkëndija e Tetovës më në fund mori rezultatin e shumëpritur, fitoren dhe me goleadë në kampionat pas 3 rezultateve tepër negative.

Me një trajner të ri prej javësh si Akrapoviç, djemtë kuqezi të Tetovës dominuan në shtëpi ekipin Makedonija GP me rezultatin e thellë 4-0 ku protagonist absolut ishte Doriev me një dopietë. Ndërkohë që Ibraimi dhe Elezi kompletuan pokerin e fitores.

Ky ishte suksesi i parë i Shkëndijës që e vë në shina në kampionatin maqedonas teksa edhe Struga fitoi në derbin spektakolar ndajk Shkupit me rezultatin 4-2.

Me një sukses të tillë, Struga merr kryesimin në kampionatin e Maqedonisë së Veriut me 8 pikë, ndërsa Shkëndija me pesë pike ndodhet në vendin e shtatë.