Video/ Cikalleshi dhe Çekiçi dhurojnë spektakël, nga një gol për “kokë” në Turqi

Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi marrin prej dore Konyaspor në Superligën e Turqisë.

Dy lojtarët kuqezinj dhurojnë spektakël dhe frymëzojnë ekipin në fitoren e dytë radhazi në kampionat që i jep edhe bashkëkryesimin skuadrës pas dy javëve të para.

Në fitoren ndaj Basaksehir, të dy futbollistët kuqezinj shënuan në fitoren 2-1 duke përmbysur golin e miqve në pjesën e parë.

I pari ishte Çekiçi me një kryevepër me të majtën që i dha barazimin skuadrës, teksa aksioni nisi nga këmbët e Cikalleshit ndërsa në fund të ndeshjes, ishte pikërisht sulmuesi kavajas që shënoi me kokë edhe golin e fitores me një asist nga lojtari dardan, Bytyqi.

Tashmë me Cikalleshi shënon golin e dytë në ndeshjen e dytë të kampionatit duke u bërë protagonist absolut dhe mbetet sulmuesi më në formë i kombëtares shqiptare në prag të eliminatoreve.