Çfarë ndëshkimi rrezikojnë Nice dhe Marseille për kaosin në “Allianz Riviera”
Mbrëmja shokuese në “Allianz Riviera” do të ketë pasoja të rënda për të dyja klubet e Ligue 1.
Nice dhe Marseille nuk do të shpëtojnë as nga ndëshkimet individuale dhe as nga ato kolektikve ndërsa më keq do ta pësojnë tifozët e ekipit vendas për sjelljen e tyre të patolerueshme.
Me pamjet që bënë xhiron e botës, në mënyrë absolute tifozët e Nice nuk do të lejohen për shumë ndeshje të futen në impiantin e skuadrës së tyre, të paktën 5 ndeshje por nuk përjashtohet mundësia që Nice të ndëshkohet më rëndë dhe të mos i lejohet të luajë në “Allianz Riviera” për disa ndeshje duke emigruar diku tjetër.
Për të vijuar me Nice, padyshim që klubi edhe do të gjobitet rëndë nga Gjykata Sportive dhe këtu nuk i shpëton as Marseille një dënimi të tillë teksa lojtarët e ekipit vendas nuk rrezikojnë për momentin.
Marseille edhe pse ishte viktimë në fakt e mbrëmjes së derbit, krahas gjobës së rëndë do të ketë edhe pezullime dhe dënime të forta.
Alvaro Gonzalez, I cili u bë i famshëm edhe për një sherr me Neymar ku u pezullua disa ndeshje, pritet të dënohet sërish pasi ka gjuajtur ndaj tifozëve të Nice me sendet që u hodhën në fushë.
Dimitri Payet, ai që u bë edhe shkak për të nisur gjurulldinë në stadium, edhe pse u godit nuk do të shpëtojë pa u dënuar dhe pa u gjobitur për sjelljen agresive ndaj tifozëve e gjithashtu edhe trajneri Sampaoli mund ta pësojë.
Së fundmi, lidhur me fatin e ndeshjes, Nice rrezikon ta humbasë në tavolinë ndërsa Marseille do të tentojë ashtu si në rastin e Shqipërisë në Beograd të kërkojë 3 pikë pasi nuk u kthyen më në fushë.

