Guardiola nuk gabon dy herë, Man. City “shpartallon” Norwich në “Etihad”

Pep Guardiola shijon fitoren e parë në Premier League dhe e bën në stilin që ai kërkon, lojë dhe festival golash. Në “Etihad”, kampionët në fuqi të Premier League marrin fitoren e parë dhe shpërthejnë me suksesin 5-0 ndaj Norwich të Milot Rashicës.

Një sukses i tillë ishte përgjigje pas humbjes së parë ndaj Tottenham por edhe pas disfatës me Leicester në Community Shield”, teksa blerja rekord Jack Grealish gjeti edhe golin e parë. Një autogol nga Tim Krul hapi serine e golave teksa Grealish të dytin dhe në 45 minutat e tjera realizuan edhe Laporte, Sterling e Marhez.

Ndërkohë që Aston Villa mori 3 pikët e para duke mundur 2-0 Newcastle ndërsa Leeds-Everton u mbyll me një barazim spektakolar 2-2.