Video e plotë, kaosi në derbin Nice-Marseille. Grushta e përplasje mes lojtarëve
Skena të turpshme e të paimagjinueshme vijnë nga kampionati francez. Në derbin Nice-Marseille, me vendasit që po udhëhiqnin 1-0 ndeshjen dhe me një stadium të tejmbushur, ndodhën skena kaosi e të padenja për një nivel të tillë ku u përfshinë tifozë, lojtarët e të dyja skuadrave madje edhe trajnerët.
Pitch invasion by fans during Nice-Marseille pic.twitter.com/s0drLdN97b
— ????。 (@gexmsvivi) August 22, 2021
Ishte minuta e 74’ kur nga një goditje këndi, Payet u godit me sende të forta nga sektori I ultrasve të Nice dhe lojtari francez nuk përtoi t’ua kthente edhe ai duke i gjuajtur tifozët kundërshtar. Kaq shërbeu për të nisur kaosin në fushë teksa i gjithë sektori Ultras zbriti në fushë duke sulmuar lojtarët.
Jorge Sampaoli is really wanting to throw down and knock someone out.
— TWDTV (@TWDTV1) August 22, 2021
Marseille and now Nice squads having a real shuffle now. Basile Boli also wanting to uppercut someone.
Just wow. pic.twitter.com/yHcVRs0tIM
Një kaos i vërtetë ku u përfshi edhe trajneri i Marseille, Sampaoli e nga pamjet duken qartë skenat e dhunës. Ndeshja u ndërpre por që pamjet që vijnë nga një kampionat elitar lënë për të dëshiruar.