Video/ Lukaku menjëherë deçiziv, Chelsea dominon derbin ndaj Arsenal
Kishte dëshirë të madhe për revansh dhe duket se do të lërë shenjë këtë sezon në Premier League. Flasim për Romelu Lukakun i cili që në ndeshjen e parë pas rikthimit te Chelsea tregoi veten duke udhëhequr “blutë e Londrës” drejt suksesit në derbin me Arsenalin. Në “Emirates”, skuadra e Tuchel tregoi forcën dhe nivelin padyshim superior ndaj topçinjve me suksesin e pastër 2-0.
Që në minutën e 15’, me një aksion të nisur nga Lukaku, që vijoi nga krahët, përfundoi sërish te belgu që I dha avantazhin miqve.
Me Arsenalin e shokuar, Chelsea gjen sërish golin kësaj radhe me James i cili përfundon një super aksion të skuadrës së Tuchel.
Arsenali tentoi të reagonte në pjesën e dytë dhe vetëm Saka rrezikoi portën kundërshtare ndërsa në pjesën e dytë, Lukaku ishte pranë dopietës kur në 77’ goditi traversën.
Sfida përfundon 2-0 me një superioritet të frikshëm nga Chelsea që tashmë me një bomber si Lukaku niset drejt rrugës së titullit.
