Allegri i tregon menjëherë vendin Ronaldos, e lë në stol te Juventus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2021, 17:37
Në mënyrë të papritur, Cristiano Ronaldo përfundon në stol që në ndeshjen e parë. Juventus do të luajë ndeshjen e parë në Serinë A ndaj Udineses në transfertë në orën 18:30 por Allegri ka vendosur të mos e përfshijë në formacionin titullar.
Një vendim që menjëherë ka bërë zhurmë të madhe dhe rikthen kështu zërat e merkatos rreth portugezit kur kanë mbetur vetëm 6-7 ditë nga mbyllja e merkatos.
Gjthsesi, vendimi i Allegrit mund të jetë edhe e natyrës teknike pasi ka zgjedhur sot dyshen Dybala-Morata por kjo zgjedhje nuk do t’i pëlqejë sulmuesit portugez i cili pak ditë më parë me një postim largoi dyshimet rreth të ardhmes.
