La Liga, Barcelona ndalet në barazim nga Bilbao. Rey Manaj sërish në stol
Transferta e parë dhe vjen ndalesa e parë për Barcelonën. Katalanasit largohen vetëm me një pike nga “San Mames”, në një sfidë delikate përballë baskëve ku pjesa e parë ishte e barabartë edhe në raste.
Vendasit goditën shtyllën me Sancet ndërsa katalanasit humbën raste të pastra me Depay dhe De Jong, ndërkohë që Koeman humbet edhe Pique për shkak dëmtimi.
Pjesa e dytë ishte më e luftuar dhe më e hapur për të dyja skuadrat, ku Bilbao gjen e para golin në 50’ me Inigo Martinez që përfiton nga pakujdesia e mbrojtjes katalanase. Miqtë rrisin presionin teksa trajneri holandez bën zëvendësime por pa preferuar Manaj dhe në 75’ me një gjuajtje rrufe, Depay barazoi shifrat në 1-1.
Vetëm 1 pikë në këtë mbrëmje për Barcelonën që pas fitores së parë entuziazte ndaj Sociedad, ndalet me basket e tjerë të Bilbaos që tregon se katalanasit ende nuk ofrojnë siguri.
