Video/ Shikoni startin “drithërues”. Juventusi barazon 2-2 me Udinesen

Teksa lajmi i Ronaldos në stol bëri xhiron e botës, Juventusi bën një start drithërues në Serinë A. Me Allegrin e rikthyer, Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Udineses në Serinë A, në një ndeshje ku ndodhi gjithçka.

Bardhezinjtë e nisën vrullshëm ndeshjen me dy gola të shpejtë nga Dybala dhe Cuadrado dhe menduan se e mbyllën sfidën. Sapo nisi pjesa e dytë, Pereyra, një ish bardhezi shkurtoi diferencën porn ë 83’ një gafë fatale e portierit Sczesnzy i dha Deulofeut shansin për të barazuar.

Ndërkohë që Ronaldo u fut në minutën e 60’ arriti të shënonte me kokë në 95’ por VAR-i, ia mohoi për pozicion të parregullt.

Nisi kështu me një barazim 2-2 kjo aventurë e Allegrit dhe e Juventusit në Serinë A, ndërkohë që Bologna mundi 3-2 Salernitanën.