Video/ Interi shkëlqen në debutim, nis mbrojtjen e titullit me fitoren 4-0 ndaj Genoas

Trajner i ri, blerje të reja, largime por Interi tregon që në debutim se do të jetë një ekip që do ta thotë fjalën e saj deri në fund për titullin në Serinë A.

Zikaltërit tashmë me Simone Inzaghin në stol, fituan ndeshjen e parë 4-0 ndaj Genoas me një lojë të bukur dhe me gola të bukur, të udhëhequr nga Hakan Calhanoglu.

Fantazisti turk i rrëmbyer falas nga rivalët e Milanit, dhuroi menjëherë spektakël me një asist që në 6’ kur i dha topin në kokë Skriniar për golin e parë dhe më pas në 14’ ishte vet që me një gjuajtje spektakolare shënoi golin e dytë.

Ishte një dominim total i Interit që nuk e diskutoi fitoren ndërsa u provuan edhe blerjet e reja si Dzeko, Di Marco e Dumfries.

Në pjesën e dytë ishte edhe Vidal në 74’ dhe Dzeko në 87’ që morën pjesë në spektaklin e golave dhe kaq mjaftoi që të vulosej fitorja 4-0. Një mesazh I forte nga Interi dhe Inzaghi.

Në ndeshjen tjetër, Verona u mund në sfidën e parë hapëse nga Sassuolo me rezultatin 2-3.