E kryer, Xherdan Shaqiri lë Liverpoolin për t’u transferuar te Lyoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2021, 20:51
Më në fund, Xherdan Shaqiri gjen një sistemim të ri. Lojtari shqiptar nuk kishte më vend te Liverpooli pasi Klopp nuk e shihte si titullar ndërsa prej kohësh për të ishte vënë në ndjekje Lyoni dhe vetëm sot palët arritën akordin.
Fillimisht klubi francez kishte ofruar 6 mln Euro të refuzuara nga “The Reds”, ndërsa sot me një ofertë të përmirësuar deri në 12 mln Euro bashkë me bonuset, palët mbyllën marrëveshjen dhe zyrtarizimi është vetëm formalitet.
Vetë Shaqiri personalisht prej kohësh kishte arritur akordin me drejtuesit e Lyonit për një kontratë 3-vjeçare dhe tashmë do ta shikojmë atë mes yjeve të tjerë të Ligue 1.
