Si Shqipëria në Beograd, Marseille refuzon të luajë pas dhunës nga tifozët
Pas kaosit vijnë edhe vendimet. Marseille ka refuzuar të zbresë në fushë për të rinisur ndeshjen ndaj Nice pas skenave të shëmtuara ku tifozët u sulën në fushë dhe sulmuan lojtarët dhe anëtarët e stafit të ekipit mik.
Në derbin që u ndërpre në minutën e 74’, pati përplasje dhe dhunë dhe dy lojtarë të Marseille, Mattéo Guendouzi e Luan Peres kanë pësuar dëmtime dhe në pamjet duket që Peres qëllohet me shkelm nga tifozë të Nice.
Pas një ore bisedimesh dhe negociatash, lojtarët vendas zbritën në fushë ndërsa ata të Marseille kanë refuzuar duke çuar në pezullimin e ndeshjes.
Rasti në fjalë ngjan me atë që ndodhi në 2014 në mes të Beogradit ku kombëtarja shqiptare u dhunua nga tifozët vendas dhe huliganët serbë dhe nuk pranoi më të rikthehej në fushë për të luajtur.
