Nis Superliga e Kosovës, Drita nuk fal me fitoren ndaj Feronikelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2021, 19:43
Kampionati i Futbollit të Kosovës ka ngritur siparin teksa janë luajtur 3 ndeshjet e para dhe për t’u theksuar është fakti që në këtë sezon të ri do të ketë system VAR.
Drita që sezonin e kaluar ishte nënkampione e Kosovës, e nisi në mënyrën më të mirë me një fitore të vështië 2-1 me përmbysje në shtëpi ndaj Feronikelit.
Skuadra e Nuhiut, që bëri edhe një paraqitje të mirë në Conference League këtë verë, përmbysi golin e Kiqinan në pjesën e parë me dy gola të Ardit Tahirit duke startuar kështu me 3 pikë.
Ndërkohë në dy ndeshjet e tjera, Llapi-Ulpiana dhe Drenica-Gjilani, pati në të dyja takimet barazime 1-1.
