Video/ Ndeshje e “çmendur”, Real Madrid ndalet në barazim 3-3 nga Levante
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2021, 23:59
Gjashtë gola, spektakël, karton të kuq, përmbysje dhe ripërmbysje. Ndodh gjithçka në ndeshjen e dytë të Real Madrid që barazoi 3-3 në transfertën ndaj Levantes në një përballje ku mund të humbiste por edhe mund të fitonte.
Bale në minutën e 5’ kaloi në avantazh skuadrën e Ancelottit por në pjesën e dytë Marti e Campana në pak minuta përmbysën rezultatin për Levanten dhe më pas Vinicius në 73’ barazoi në 2-2. Por sërish vendasit me Pier në 79’ kaluan në avantazh dhe sërish Vinicius në 85’ barazoi.
As dalja e portierit të Levantes me të kuq në 87’ nuk ndryshoi asgjë për Realin që e mbylli sfidën në barazim 3-3.
