Kapiteni i ardhshëm i Bayernit rinovon zyrtarisht deri në 2025

Kishin mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u sistemuar ndërsa tani Jochua Kimmich ka hedhur firmën në kontratën e re me Bayern Munchen.

I ardhur në Bavari që në 2015, mbrojtësi dhe kapiteni i ardhshëm i skuadrës nuk e vuri asnjëherë në dyshim qëndrimin me kampionët e Gjermanisë dhe sot dha lajmin e mirë për klubin dhe tifozët duke rinovuar për 4 sezonet e ardhshme.

“Arsyeja më e rëndësishme që rinovova kontratën është që mund të përfitojë nga pasioni im çdo ditë këtu me Bayern Munchen. Kam një ekip me të cilët mund të arrij gjithçka”, u shpreh 26-vjeçari për firmën në kontratë.

Rinovimi me Kimmich lehtëson disi drejtuesit të cilët kanë në plan rinovimet me disa lojtarë dhe tani pas tij e ka radhën Goretzka të cilit i skadon kontrata vitin tjetër e më pasd edhe Kingsley Coman.