Video/ Man. United zhgënjen ndaj Southampton, Tottenham fiton sërish pa Kane

Pas asaj fitore entuziazte në ndeshjen e parë ndaj Leeds United, vjen menjëherë ndalesa e parë për Man. United. Skuadra e Solskjaer nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Southampton ku duhej të ishte edhe Armando Broja por trajneri nuk e grumbulloi derisa të gjejë formën më të mirë.

Gjithsesi, vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me një autogol të pafatë të Fred në 30’ dhe e gjithë ndeshja u bë “malore” për “djajtë e kuq”. Me gjithë përpjekjet, vetëm në pjesën e dytë me të riun Greenwood ata barazuan dhe me kaq u mbyll sfida.

Në ndeshjen tjetër, Tottenham siguroi fitoren e dytë radhazi ndaj Wolves, ish skuadra që drejtonte pikërisht trajneri aktual i Spursave, Espirito Santo dhe takimin e vendosi Dele Alli me një penallti në 9. Për t’u përmendur, fakti që Harry Kane debutoi këtë sezon me Tottenham në pjesën e dytë.