Bayern Munchen vuan për 3 pikë. Shikoni golat e fitores 3-2 ndaj Koln

Bayern Munchen e bën “sefte” me fitoren në Bunesligë. Në javën e dytë dhe pas atij barazimi ndaj Gladbach, bavarezët mposhtin 3-2 Kolnin në “Allianz Arena” por duhet pranuar se vuajtën shumë.

Me një pjesë të parë të qetë por me raste nga skuadra e Nagelsmann, pjesa e dytë ishte një “thriller” i vërtetë pasi bavarezët kaluan në avantazh me Lewandowski e Gnabry në 50’ e 59’ por Kolni i surprizoi të gjithë me dy gola të shpejtë nga Modeste dhe Uth duke barazuar në 2-2 sfidën.

Vetëm në një aksion personal, sërish Gnabry ishte ai që shënoi për Bayernin golin e tretë dhe të fitores së parë në kampionat. Gjjithsesi, trajneri Nagelsmann që merr edhe ai suksesin e parë me këtë skuadër në Bundesliga, duhet të punojë ende pasi pëson shumë gola dhe mbrojtja për momentin duket pika më e dobët e tyre.