Lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit, UEFA shpall nominimet. Dominon Premier League
Me mbylljen e sezonit të kaluar dhe me nisjen e të riut, si gjithmonë do të vlerësohen më të mirët.
Si çdo vit, UEFA do të shpallë më të mirët për çdo kategori teksa ka shpallur edhe nominimet për “Lojtarin më të mirë të vitit” dhe “Trajnerin më të mirë” ku bie në sy një dominim me emrat nga Premier League.
Për kategorinë e “Lojtarit më të mirë të Vitit”, UEFA ka bërë të ditur se janë 3 të nominuarit ose finalistët për çmimin e madh, Kevin De Bruyne, finalist i Championsit me Man. City dhe kampion i Premier League. Kante dhe Jorginho janë dy emrat e tjerë, kampionët e Europës me Chelsea, e për italianin Kampion Europe edhe me Italinë.

Bie në sy, lënia jashtë e emrave të rëndësishëm në përzgjedhje, ku sipas renditjes janë Messi, Lewandowski, Donnarumma, Mbappe, Sterling, Ronaldo dhe Haaland.
Lidhur me çmimin me trajnerët, tre emrat finalistë janë tepër të njohur. Kampioni i Europës me Italinë, Roberto Mancini, Kampioni i Premier League, Pepp Guardiola dhe kampioni i Europës për klube me Chelsean, Thomas Tuchel.

Emrat e fituesve do t’i kemi më 26 Gusht, ceremoninë e shortit të fazës së grupeve të UEFA Champions League 2021/22, që do të mbahet në Stamboll.