“Priten 3 mijë refugjatë”, Rama për medien italiane: Është detyrim i yni, edhe ne për Italinë ishim afganë para pak kohësh

Kryeministri Rama në një intervistë për medien italiane "Fogli" ka shpjeguar vendimin për të hapur dyert për 3000 refugjatë afganë.

“Historia jonë na e imponon këtë gjë. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët,” ka thënë Rama.

Gazeta e përshkruan këtë vendim si një manifest të kryeministrit kundër atyre evropianëve që ai i përkufizon si "hipokritë" dhe "pa kujtesë".

"Nëse Evropa është e dyzuar edhe mbi Afganistanin, kjo ndodh sepse nuk e mban mend historinë", thotë Edi Rama.

"Ne po flasim për 2-3 mijë njerëz ", shpjegon ai.

Poll

Këtu, megjithatë, udhëheqësi i partisë kryesore që mbështet qeverinë flet për "disa dhjetëra".

I pyetur nëse duhet që Evropa dhe në veçanti Italia të mësojnë një mësim nga Tirana Rama u shpreh: "Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët."

Kujtesa përfshin marrjen e përgjegjësisë, ishin fjalët e kryeministrit shqiptar për "Il foglio.it"