Video/ Mbrojtësi i Galatasarayt humb toruan, del me të kuq pasi grushton shokun e skuadrës
Galatasaray e nisi mjaft mirë kampionatin me një fitore të pastër 2-0 në transfertë në ndeshjen e parë të superligës. Ekipi i drejtuar nga trajneri i famshëm Fatih Terim mundi Giresunspor për një start perfekt por ajo që prishi mbrëmjen ishte mbrojtesi i skuadrës, Marcao.
Lojtari në minutën e 61' humbi toruan dhe pas një debati me shokun e skuadrës, Kerem Akturkoglu, e goditi me kokë e më pas i dha edhe një grusht në mes të fushës përpara se shokët e skuadrës t'i ndanin.
???????? Kerem Aktüroğlu
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) August 16, 2021
????️ Tugay Kerimoğlu: "Burada korunması gereken kişi Kerem. Bu genç oyuncuların, bunu yaşamaması gerekiyor. Genç oyuncuların da söz hakkı var saha içinde. 'Sus' da diyebilir, konuşabilir de. Bu görüntüler, affedilir bir durum değil." #beINSüperLig pic.twitter.com/0OwQJQvM4g
Vetëm me pamjet e VAR, gjyqtari vendosi ta nxirrte me te kuq mbrojtësin i cili tashmë rrezikon një pezullim të gjatë për sjellje të dhunshme e goditje të një lojtari.
Trajneri Terim pas ndeshjes tha se klubi do të marrë të gjitha masat për Marcaon ndaj të cilit edhe tifozët kanë bërë një peticion për ta përjashtuar nga ekipi i Galatasarayt.