E zë korrenti teksa po peshkonte në lumin Erzen, humb jetën 55-vjeçari në Durrës

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Sukth të Durrësit, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën nga korrenti.

Policia bën me dije se ka mbetur i vdekur shtetasi A. Ç., 55 vjeç, pasi ky I fundit duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.”-mjofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.